Logopede e Licencuar
Eva Alimeri
Eva Alimeri është logopede e licencuar me përvojë disa vjeçare në fushën e çrregullimeve të komunikimit dhe zhvillimit tek fëmijët. Prej 1 qershorit 2023 ushtron aktivitetin në klinikën e saj logopedike, ku ofron: Vlerësime logopedike, Terapi logopedike, Terapi zhvillimi, Terapi ABA, Terapi loje.
Ajo përfundoi studimet Bachelor në degën Logopedi pranë Fakultetit të Shkencave Mjekësore Teknike në vitin 2015. Më pas vijoi studimet Master në periudhën 2015–2017, kohë gjatë së cilës nisi edhe ushtrimin e profesionit.
Nga viti 2015 deri në vitin 2023 ka punuar në institucione të ndryshme, ku ka trajtuar raste me diagnoza si: vonesa në të folur, vonesa gjuhësore, vonesa globale në zhvillim, çrregullime të artikulimit, çrregullime fonologjike, belbëzim, çrregullime të spektrit të autizmit, paralizë cerebrale, ADHD, sindroma Down etj.
Gjithashtu, Eva angazhohet rregullisht në edukimin dhe ndërgjegjësimin e prindërve mbi zhvillimin e të folurit dhe komunikimit tek fëmijët. Ajo ka realizuar workshopin "Stimulimi gjuhësor 0-3 vjec" dhe takime informuese në kopshte, duke trajtuar tema si zhvillimi gjuhësor sipas moshës, shenjat e hershme të vonesave dhe mënyrat praktike të stimulimit të të folurit në shtëpi. Aktivitete, të cilat synojnë fuqizimin e prindërve për të kuptuar më mirë procesin e zhvillimit dhe për të ndërhyrë në kohën e duhur.
Një hapësirë e ngrohtë dhe mikëpritëse e dizajnuar për fëmijë
"Besoj se çdo fëmijë komunikon në mënyrën e tij unike. Roli im është t'i takoj aty ku janë, të festoj çdo fitore të vogël dhe të bashkëpunoj me familjet në çdo hap të rrugëtimit. Terapia duhet të ndihet si lojë, e gëzueshme, kuptimplote dhe fuqizuese."
